Mbahet takimi i radhës i Koordinimit Lokal për Siguri në Komunën e Suharekës
Ajo ka folur për aktivitetet e “Festari 2023”, pastaj për Projekt rregulloren për Tarifa dhe Ngarkesa e cila është hedhur në konsultim publik, për Mbledhjen e Asamblesë dhe miratimin e buxhetit për vitin 2024 etj.
Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar Shefi i Operativës në Stacionin policor në Suharekë, toger Bashkim Gashi i cili ka thënë se ka qenë gjendje e qetë e sigurisë gjatë tri jave që kaluan. Ai ka shprehur falënderim për mirësjelljen e qytetarëve gjatë aktiviteteve të Festarit, ku siç ka thënë: “Është festuar ashtu siç duhet festuar, pa ndonjë incident edhe përkundër gjithë atyre aktiviteteve.
Togeri i policisë, ka thënë edhe se Plani operativ “Goditja” ka përfunduar me sukses duke dhënë rezultate të mira në vetëdijesimin e grupeve të caktuara.