Mbahet takimi i radhës i koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 11:42 / 15.11.2023

Ajo ka përmendur edhe përgatitjet që po bëhen për fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore” . Ndërkaq për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar  komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë  dy jave  ku ka dhënë dhe numrin e tiketave që ka shqiptuar policia si: 404  tiketa dhe  19  urdhëresa të realizuara.

Pasi nga  sot ka filluar sezona dimërore  (15.11.2023) komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, paralajmëron qytetarët për përgatitjet dimërore ( pajisjet e nevojshme)  ti kenë me vete. Ai gjithashtu ka falënderuar Komunën për  punën e mirë që ka bërë me shenjëzimin dhe ndriçimin e vendkalimeve për këmbësor në qytet.
 

Lajme / SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.