Mbahet takimi i radhës i Koordinimit Lokal për Siguri në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 13:59 / 06.03.2024

Kryesuesja e takimit, Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve duke radhitur të gjitha ngjarjet, me theks të posaçëm ka fol rreth përgatitjeve për shënimin e Ditës së Gruas – 8 Marsin.

Kurse komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjendjen e sigurisë e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, përveç disa rasteve që kanë prishur qetësinë si: dy raste të rrahjes së nxënësve të Shkollave të mesme , vjedhjeve dhe zjarrëvënjeve të qëllimshme.  Sa i përket sigurisë në Shkolla ai ka përmendur takimin me drejtorë të shkollave, ku është thënë se rastet që prishin imazhin apo qetësinë duhet të lajmërohen patjetër në polici dhe jo të anashkalohen.

Komandanti Sylaj, më pastaj ka thënë se  janë shqiptuar 428 dhe 22 urdhëresa.
 

Lajme / SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.