Mbahet takimi i radhës i Koordinimit Lokal për Siguri në Komunës e Suharekës
Në takimin e radhës të Koordinimit Lokal për Siguri, nënkryetarja e Komunës së Suharekës e cila është edhe kryesuese e takimit Mihrije Suka, sot ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numëruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës.
Ajo mes tjerash ka folur edhe për përgatitjet që po bëhen për Festën e Pavarësisë – 17 shkurtit si dhe për shënimin e 8 Marsit.
Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka thënë se situata është e qetë dhe stabile.
Ai, më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si dhe ka bërë të ditur se në bashkëpunim me DKA-në do të mbahen Ligjërata nëpër shkolla rreth parandalimit të ngacmimeve seksuale dhe vetëdijesimin e nxënësve në këtë dukuri.
Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 413 tiketa për kundërvajtje dhe janë realizuar 22 urdhëresa.