Mbahet takimi i radhës i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 12:38 / 01.11.2023

Ajo ndër të tjera ka përmendur projektin për mbështetje të femrave që merren me biznes, ku janë nënshkruar 13 kontrata, pastaj për vizitën e Komandantit  të  Regjimentit të MSU në Kosovë, Gjeneralit Ruggiero Capodivento si dhe për shumë aktivitete tjera.

Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar përfaqësuesi i Stacionit policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi , i cili pasi e ka vlerësuar situatën të qetë dhe stabile, më pas ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 9 aksidente në trafik, 1 dhunë familjare, 3 raste të kanosjes, 2 vjedhje, 1 incident zjarri, 2 gjetje e mjetit të pashpërthyer, 3 raste të falsifikimit të parasë, 1 ngacmim, 1 lëndim aksidental, 1 lëndim i lehtë trupor, 2 raste dëmtim prone, 1 vetëgjyqësi, 2 raste sulm dhe 1 rast uzurpim prone.

Ndërsa, gjatë 2 jave janë shqiptuar 307  tiketa për kundërvajtje dhe 19 urdhëresa të realizuara. Togeri Bytyçi ka bërë të ditur se janë mbajtur dhe katër Ligjërata nëpër shkolla fillore me temë për bullizmin të cilat kishin për qëllim vetëdijesimin e nxënësve.