Mbahet takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Suharekës
Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot, u diskutua për këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në territorin e Komunës 3. Vetëdijesimi i nxënëseve për rrezikun nga minat dhe mjeteve të tjera të pa shpërthyera nga lufta;4.Mbështetja e projekteve konkrete në zgjidhjen e problemeve të sigurisë në bashkësi dhe komunitetit dhe 5. Masat për parandalimin e lëmoshë-kërkuesit.
Rekomandimet: 1. Si të rritet bashkëpunimi qytetarë-polici dhe të lajmërohen rastet e dyshimta në polici. 2.Drejtoria e Arsimit, përmes Ministrisë ta kërkojë nga FSK-ja të mbahen ligjërata nëpër shkolla, 3. Të vazhdohet me implementimin e projekteve që kanë të bëjnë me sigurinë. 4. Të lajmërohen në polici përsonat që hasën duke kërkuar lëmoshë, të bëhet identifikimi i tyre (pasi dyshohet që i sjell dikush nga jashtë), pasi deri tash nuk kemi asnjë rast të ndonjë personi nga Komuna jonë që kërkon lëmoshë në rrugë.