Mbahet takimi i rregullt i koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 11:49 / 18.10.2023

“Kampanja vetëdijesimi për siguri në trafik ka dhënë rezultate...
Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë gjatë dy jave që shkuan për të cilat kemi publikuar lajme në vazhdimësi.  
Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili gjendjen e sigurisë e ka cilësuar të qetë dhe stabile. Komandanti ka thënë  se për shkak të gjendjes së krijuar tash së fundi në vend dhe situatës së sigurisë në përgjithësi, policia ka shtuar disa masa dhe ka rritur numrin e patrollimeve  gjatë 24 orëve. Ai në veçanti ka fol për Kampanjën e vetëdijesimit për siguri në trafik, ku e ka vlerësuar si shumë të suksesshme e cila ka dhënë rezultatet e saja.” – thuhet në njoftimin e kësaj komune.
 

Lajme / SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.