Mbahet takimi i rregullt i Koordinimit Lokal për Siguri në Komunën e Suharekës
Në takimin e rregullt të Koordinimit lokal për siguri që u mbajt sot e të cilin e ka kryesuar Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës, u fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunë, për të cilat ju kemi njoftuar përmes publikimeve në web faqen e Komunës dhe në rrjetet sociale.
Ndërkaq, shefi i sektorit të krimeve në Stacionin policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi , gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur, ka shtuar se janë: 3 vjedhje, 7 aksidente në trafik`, 1 lëndim aksidental, 1 dëmtim prone, 1 kanosje, 3 raste falsifikim i monedhës, 1 lëndim trupor, 2 mashtrim, 1 uzurpim prone, 2 raste tentim vetëvrasjeje, 1 vetëgjyqësi dhe 1 rast ngacmim.
Në takim, u tha se këto dy javët e fundit ka rënie të dukshme të rasteve që prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve. Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 437 tiketa dhe janë 19 urdhëresa të realizuara.