Mbahet takimi i rregullt i sigurisë lokale në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 12:36 / 05.07.2023

Në takimin e rregullt dyjavor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës, ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një shpjegim të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur dhe ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen tutje.

Ajo ka thënë se jemi po punohet në pritjen sa më të mirë të mërgimtarëve tanë, të cilëve do tu ofrohen shërbime sa më të mira, pastaj do tu lirohen hapësirat dhe vendparkingjet si në Komunë ashtu edhe në pjesë tjera të qytetit etj.  

Ndërkaq, Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, ka raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur brenda dy jave si: 3 aksidente trafiku, 1 vrasje nga pakujdesia, 1 kanosje, 1 ngacmim dhe 1 rast i falsifikimit të parasë. Janë shqiptuar 259 tiketa dhe kemi pasur dhe janë bërë 9 urdhëresa.