Mbahet takimi i rregullt i Sigurisë Lokale të Komunës së Suharekës

SuharekëPostuar: 11:34 / 13.09.2023

Kryesuesja Suka, ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunë e që janë publikuar në vazhdimësi, si dhe aktivitetet qe do të mbahen për festen tradicionale Festari.

Nga Policia e Kosovës, është raportuar se në Komunën e Suharekës gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile, ata kanë bërë të ditur edhe për vazhdimin e aksionit operativ “Goditja” që po realizohet çdo natë nga ora 23:00 deri ora 04:00, i cili po jep rezultate të mira në parandalimin e rasteve negative.

KFOR/ LMT duke falënderuar nënkryetaren e komunës për partneritetin dhe bashkëpunimin e ofruar i dhuruan logon e shtypur metalike e të praruar në shenjë mirënjohjeje.