Miratohet edhe kërkesa për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko - Theranda”

SuharekëPostuar: 12:27 / 12.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

Eko- Theranda po bëhet.

Qeveria e Kosovës sot e miratoi kërkesën Komunës së Suharekës, për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko - Theranda”.

Tani, kanë kaluar të gjitha procedurat sipas ligjeve në fuqi, ku më së shumti nga kjo përfitojnë qytetarët.

Shërbimet e nevojshme të përditshmërisë, si pastrimi i ambientit, mirëmbajtje e hapësirave publike dhe shumë shërbime të tjera, tash e tutje do të kenë efikasitet dhe cilësi.

Kemi ende punë që të funksionoj gjithçka sipas planifikimit.

Urime !
Bali Muharremaj