Në Komunën e Suharekës janë nënshkruar kontratat nga përfitueset e Programit: “Mbështetje për Gratë në Biznes”

SuharekëPostuar: 11:32 / 19.10.2023

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit ishte i pranishëm kryetari i Komunës Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka dhe drejtori i Financave Labinot Halitjaha, të cilët së bashku kanë uruar përfitueset që biznesi i tyre të ketë sa më shumë sukses. Gratë që ishin të pranishme kanë falënderuar Komunën për këtë mbështetje. Ndihma që ato kanë përfituar është 2500 euro për secilën përfituese.