Në Suharekë mbahet tryezë me temë: “Sot dhe çdo ditë tjetër- si mund ta zvogëlojnë të drejtat pronësore rrezikun nga dhuna me bazë gjinore”.
Qasja e grave në pronë ka qenë dhe do të mbetet prioritet i Komunës së Suharekës, në këtë takim ku ishte i pranishëm kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka, komandanti i Stacionit policor Afrim Sylaj, drejtoreshat e Komunës, të Shkollave, përfaqësuese të Shoqërisë civile etj.
Ndonëse në Komunën e Suharekës ka përmirësime sa i përket fuqizimit të grave në pronë dhe trashëgimi, aktiviteti i mbështetur nga USAID-i, i cili është pesë vjeçar po synon të përmirësoj edhe më shumë sistemin e të drejtave pronësore në Komunën tonë, u tha nga të pranishmit.
Përfaqësuesja e Aktivitetit USAID- Qeverisja e pronës, Maria Berishaj- Sylejmani, kryesuese e Tryezës ka dhënë disa sqarime rreth projektit, arsyen dhe qëllimin e tij.
Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, e ka quajtur projekt mjaft i qëlluar i cili do të ndihmoj Komunën tonë në këtë fushë. Ajo ka thënë se kemi progres nga viti në vit, duke iu falënderuar mbështetjes së USAID-it. Mirëpo, na mbetet edhe shumë punë për të bërë në këtë drejtim, sidomos në fuqizimin e grave në pronë dhe trashëgimi.
Komandanti i Stacionit policor, kapiten Afrim Sylaj ka prezantuar rastet që shpesh herë ka raste që kanë probleme nga dhuna dhe në mungesë të pronës mbesin në rrugë.
Zyrtarja për Barazi Gjinore, Habibe Bytyçi ka folur për situatën ekzistuese dhe ka dhënë detaje se si të përmirësohet gjendja sa i përket qasjes së grave në pronën e përbashkët.
Ndërkaq, Armend Krasniqi drejtor i Pronës dhe Katastrës, e vlerëson të mirë këtë Projekt dhe thotë se në Komunën tonë për dallim nga Komunat tjera ka rritje të bashkëpronësisë.
Takime të ngjashme sa i përket kësaj teme do të ketë edhe në të ardhmen, u tha në përmbyllje të këtij takimi.