Në Suharekë u mbajt Takimi i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF)

SuharekëPostuar: 14:15 / 29.06.2023

Koordinatorja Habibe Bytyçi, fillimisht  e hapi takimin dhe i njoftoi anëtarët me rendin e ditës e cila më pas fjalën i’a dha nënkryetares së Komunës, Mihrije Suka.

Nënkryetarja, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka fol për rëndësinë që ka ky takim dhe për detyrat dhe obligimet që ka mekanizmi për zvogëlimin e rasteve kundër dhunës dhe për mundësinë e ofrimit të ndihmës për personat që përjetojnë dhunë.  

Kurse, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka raportuar për rastet që kanë qenë gjatë gjashtëmujorit të pare të këtij viti duke shtuar se nga janari deri në qershor kemi pasur 29 raste të regjistruara, ku prej tyre rreth 90% të rasteve janë me ndalim policor.

Edhe anëtarë të tjerë, përfaqësues të institucioneve lineare, dhanë kontributin e tyre në këtë tryezë domethënëse.

Në fund të takimit u dhanë edhe këto rekomandime:

1. Psikologët që janë nëpër shkolla të mbajnë nga një orë vetëdijesimi për lëndën Edukatë qytetare me temë parandalimi I dhunës në familje.
2. Policia përmes fletushkave dhe ligjëratave të ndikojë në parandalimin e dhunës.
3. Drejtoria e Shëndetësisë ti drejtojë kërkesë Ministrisë për furnizim me barna për kategorinë e personave me të meta mendore.

Lajme / SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.