Nënshkruhet marrëveshje për themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në kuadër të IAAP “Skënder Luarasi” në Suharekë
SuharekëPostuar: 10:56 / 22.02.2024
Sipas kryetarit Muharremaj, qëllimet kryesore të këtij bashkëpunimi përfshijnë:
-Implementimin e modelit DUAL të mësimit për profilet e TIK-ut
-Avancimin e shkathtësive digjitale dhe sipërmarrëse të nxënësve të shkollës dhe më gjerë
-Promovimin e profesioneve të TIK-ut në nivel komune
-Organizimin e pjesëmarrjes së IAAP Skënder Luarasi në projekte të ndryshme të bashkëpunimit
-Ndërlidhja e IAAP Skënder Luarasi me bizneset vendore dhe ndërkombëtare
“Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të ekosistemit të inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajon, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.” – tha ndër të tjera kryetari Muharremaj.