Për më të dalluarit – Komuna e Suharekës ndanë mirënjohje për 7 Mars
Mirënjohjet i kanë ndarë kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Drejtori i Arsimit Remzi Bajselmani.
Me këtë rast, kryetari Muharremaj ka falënderuar dhe njëherit ka uruar të gjithë punonjësit e arsimit:
“Sot në këtë ditë të shënuar urojmë mësimdhënësit që na edukuan me gjenerata e u bënë simbol qëndrese; Mësimdhënësit që u burgosën e u torturuan nga pushtuesi serb, për punën dhe misionin e tyre fisnik; Mësimdhënësit si çlirimtar që shumë prej tyre ranë dëshmorë për lirinë e vendit”.
Ndërsa, Drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani, ka thënë se është viti i tretë që ne nderojmë më të dalluarit me Mirënjohje dhe ate nga të gjitha fushat. Nuk e kemi pasur lehtë të zgjedhim më të merituarit pasi nga mbi 900 punëtorë të Arsimit kemi përzgjedhur vetëm pesë”