Përfaqësues të OSBE-së vizituan Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 16:43 / 19.01.2024

Në takimin që u organizua me këtë rast nga OSBE-ja ishin prezent: Meghan Mccormack, Shefe e Sektorit te Qeverisjes, Selia e OSBE-së Prishtinë, Nensi Jasharaj Zyrtare Vendore e Programeve – Sektori i Qeverisjes, Selia e OSBE-së Prishtinë, Aneta Samotyj Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të OSBE-se ne Prizren, Albert Flores Herrera Zyrtar i Lartë i Demokratizimin, Qendra Rajonale e OSBE-së Prizren dhe  Salih Elshani Zyrtar Vendor i Programeve Qendra Rajonale e OSBE-së në Prizren.

Temë diskutimi ishte qeverisja e përgjegjshme gjinore dhe rëndësia e politikave gjithëpërfshirëse sociale për të adresuar të gjitha format e diskriminimit.

Ky takim, shërbeu si vazhdim i udhëtimit studimor në qytetin e Grazit në Austri të organizuar nga OSBE në tetor 2023 dhe ndihmoi në gjetjen e vendeve të bashkëpunimit për të integruar një perspektivë gjinore në qeverisjen komunale.

Kryetari Muharremaj, prezantoi prioritetet e komunës për integrimin e barazisë gjinore në qeverisjen lokale me fokus në fuqizimin ekonomik të grave. Ai, shprehu gjithashtu përkushtimin e tij për të ndarë praktikat e mira të komunës në fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës në familje përmes skemave të mbështetjes ekonomike dhe mundësive të punësimit, dhe për të bashkëpunuar me Misionin për të rritur pjesëmarrjen e grave në dëgjimet publike.