Kryetari Muharremaj përkujtoi 25 vjetorin e masakrës mbi familjen Berisha

SuharekëPostuar: 11:24 / 26.03.2024

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka, kryesuesi i Kuvendit Bexhet Kuqi, deputetë nga Suhareka në Parlamentin e Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike, të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe personalitete tjera kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule te lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës nga Komuna e Suharekës.

Homazhe dhe vendosja e luleve u bë edhe te lokali ku janë vrarë e masakruar anëtarët e familjes Berisha, e po ashtu edhe te memoriali i varrezave të Berishëve.