Prezantohet Projekt Rregullorja për tarifa, taksa dhe gjoba komunale në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 16:00 / 15.09.2023

Grupi punues i themeluar me vendim te Kryetarit të Komunës në përbërje: Labinot Halitjaha –Kryesues, Kymete Bajraktari, Avni Bytyçi, Lorika Gashi dhe Besmir Iballi, kanë hartuar Projekt- Rregulloren për Taksa, Tarifa dhe Gjobat Komunale për Komunën e Suharekës dhe sot para Kryetarit të Komunës, Nënkryetares se Komunës dhe të gjithë Drejtorëve të Drejtorive të Komunës së Suharekës, kanë bërë prezantimin e Projekt- Rregulloren për Taksa, Tarifa dhe Gjobat Komunale për Komunën e Suharekës.

Prezantimin për se cilën drejtor që ka përcaktuar tarifa në emër të grupit punës e bëri Avni Bytyçi i cili në bashkëpunim me anëtaret tjerë të grupit punues, i kanë marr, kërkesat, sugjerimet si dhe rekomandimet të cilat do ti inkorporojnë në Rregullore si dhe do të vazhdojnë punë me diskutime, konsultime dhe debate publike me qytetaret dhe grupet e interesit.