Raste të shumta të aksidenteve në trafik gjatë dy javëve të kaluara në Komunën e Suharekës
Kryesuesja e takimit, Mihrije Suka nënkryetare e Komunës, ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave e të cilat janë publikuar lajmet dhe raportet ditore në web faqen e Komunës dhe në rrjetet sociale.
Kurse, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit ka shtuar se në Komunën tonë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile edhe përkundër fluksit të madh të qytetarëve këto ditë dhe ahengjeve të ndryshme. Komandanti gjithashtu ka thënë se është shqetësuese gjendja në trafik pasi ka numër të madh të aksidenteve të cilat fatmirësisht shumica janë me dëme materiale.
Ai ka bërë të ditur edhe për aksionin operativ “Goditja” që po realizohet çdo natë nga ora 23:00 deri ora 04:00, i cili po jep rezultate të mira në parandalimin e rasteve negative.