U mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Suharekës
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika të rendit të ditës:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi i projekt- Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për ndarjen e subvencioneve;
3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të futbollit “Ballkani” me seli në Suharekë;
4.Shqyrtimi i raportit financiar i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar–qershor 2023;
5.Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Suharekës për vitin 2022;
6.Informatë për aktivitet e KKSB-së për periudhën Janar-Qershor 2023 dhe
7. Bartja e të hyrave vetanake.
Pas diskutimeve dhe sqarimeve që u dhanë të gjitha pikat u miratuan unanimisht për të dal në mbledhjen e radhës së Asamblesë e cila do të mbahet me 28 korrik 2023 me fillim në ora 10:00.