Vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Suharekës dhe AZHR Jug për realizimin e projekteve të përbashkëta

SuharekëPostuar: 11:43 / 11.01.2024

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të Komunës së Suharekës dhe AZHR Jug (Agjencisë për Zhvillim Rajonal) lidhur me koordinimin e aktiviteteve për këtë vit, pra për vitin 2024.

Të dy palët u dakorduan që të ndihmohen projektet që kanë për qëllim zhvillimin rajonal dhe se të vazhdohet bashkëpunimi siç ka qenë deri më tash.