Asfaltohet rruga alternative Viti – Pozheran

VitiPostuar: 19:20 / 18.12.2023

Kjo pasi që sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës nga qyteti i Vitisë, konkretisht prej Xhamisë së qytetit në drejtim të Pozheranit.

E për të parë nga afër punimet e nisura i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ndër tjerash bëri me dije se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë, pasi që me këtë jo vetëm që Vitia dhe Pozherani si dy lokalitetet më të mëdha të Vitisë do të kenë lidhje alternative mes veti, por me këtë pritet të bëhet edhe shkarkimi i komunikacionit.

Gjithashtu, kjo rrugë është mirëpritur edhe nga banorët të cilët jetojnë përgjatë kësaj rruge. Një pjesë e tyre sot takuan kryetarin gjatë realizimit të punimeve në terren dhe e falënderuan për këtë projekt infrastrukturor.

Përndryshe, në qytetin e Vitisë ditëve të fundit janë realizuar edhe disa punime të tjera, si asfaltimi i rrugës nga qyteti i Vitisë në drejtim të Drobeshit, nga qyteti në drejtim të Kllokotit dhe disa pjesë të tjera.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...