Asfaltohet rruga kryesore në dalje të qytetit të Vitisë

VitiPostuar: 14:55 / 01.12.2023

Punimet nga afër i ka vizituar kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor.

Përgjatë kësaj rruge, gjithashtu është duke u ndërtuar trotuari që do të bëhet deri tek qendra tregtare Mediteran.

Gjithashtu, janë duke vazhduar punimet në asfaltimin edhe të rrugës tjetër kryesore nga vendi i quajtur “Te pasqyra” e deri në hyrje të fshatit Drobesh.

Ndërkohë, përgjatë Lumit “ Morava e Binqës ”, është duke u punuar në rrugën që do shtrohet me kalldrëm, si dhe urat mbi lumin që do të jenë të qarkullueshme për automjetet që do të lëvizin në atë pjesë, të cilat rrugë do të jenë dy kahje.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...