Biblioteka publike “Ramadan Musliu” në Viti bëhet me kënd të veçantë të leximit

VitiPostuar: 15:20 / 03.11.2023

Ky donacion është në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më i ndritur” në kuadër të programit "Up To Youth", që financohet nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities.

Sahadete Kastrati shefe e këtij programi, njoftoi se ky projekt është 5 vjeçar, i cili është implementuar fal përkushtimit të të rinjve dhe organizatës. Ajo, tha se dizajnimi ka ardhur si rezultat i punës nga të rinjtë vitias të cilët e kanë pasur si prioritet që këtë kënd ta pasurojnë edhe me ulëse, pasi më parë është punuar edhe në ndriçim e sallës së leximit dhe furnizimin me tituj të ri librash.

Kurse, kryetari i komunës Sokol Haliti, duke falënderuar USAID-in për gjithë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në komunën e Vitisë, ka përmendur edhe projektet tjera që janë finalizuar nga USAID-i me Qeverinë amerikane, sikur edhe programi “Up To Youth”.

Në shenjë respekti për këtë investim dhe punën e mbështetjen ndër vite të USAID-it amerikan, kryetari Haliti ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi.

Përndryshe në kuadër të këtij projekti pritet të bëhen edhe donacione në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...