Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti bëhet me kënd të lojërave
VitiPostuar: 14:47 / 09.11.2023
Me këtë rast, kryetari Haliti ka falënderuar USAID-in për krijimin e këndit të lodrave dhe dhurimin e lodrave për këtë çerdhe. Gjithashtu ai tha se iniciativa të tilla do ta kenë çdoherë përkrahjen e institucioneve komunale qoftë edhe me bashkëparticipim.
Në anën tjetër, Blerona Pajaziti lidere e grupit iniciatorë nga programi “Up To Youth”, u shpreh se kjo iniciativë është për rininë në këtë rast edhe për fëmijët e kësaj çerdhe, ku kemi krijuar këtë kënd dhe kemi dhuruar lodra. Ajo ka falënderuar kryetarin Haliti për mbështetjen e madhe për çdo projekt që ka të bëjë më rininë.
Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sadete Kastrati – shefe e projektit “Up To Youth” dhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti.