Edhe komuna e Vitisë fillon fushatën për parandalimin e trafikimit me njerëz

VitiPostuar: 14:35 / 18.10.2023

Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit me njerëz dhe ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë. Prandaj, për ta bërë këtë fushatën më komplet dhe më me ndikim, janë paraparë një sërë aktiviteteve që do të mbahen në Komunën e Vitisë, si shpërndarja e posterëve sensibilizues për parandalimin e trafikimit me njerëz si dhe ligjërata në shkolla me nxënës të shkollave të mesme të Komunës së Vitisë. Mesazhi i kësaj fushate që do të realizohet për një muaj, është:  “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!“