Filluan punimet në rregullimin e disa pjesëve të qytetit të Vitisë

VitiPostuar: 11:55 / 25.10.2023

Me këtë rast, u bë me dije se do të bëhet rregullimi i disa pjesëve në qytetin e Vitisë, si hapësira përgjatë lumit “Morava e Binçës” prej Xhamisë së qytetit e deri të kryqëzimi afër marketit “Rifa”, hapësirë kjo e cila do të rregullohet me kalldrëm. Gjithashtu në këtë pjesë pritet të ndërtohen edhe dy ura, një për këmbësorë dhe një për mjetet motorike.

Ndërkaq janë duke u zhvilluar punime edhe në pjesën tjetër të lumit, konkretisht nga pjesa e Kishës Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, me qëllim të zgjerimit të rrugës dhe krijimit të hapësirave për pjesëmarrësit në komunikacion. Punime po zhvillohen edhe përballë kompleksit të shkollave të mesme, konkretisht në krijimin e një hapësire për parkim jashtë oborrit shkollor.

Kryetari Haliti, duke folur për këtë projekt tha se më të qyteti i Vitisë, do të bëhet edhe më i bukur dhe atraktiv për të gjithë ata që vizitojnë atë. Ai tha se qeverisja e tij, do të vazhdoj ta mbajë në fokus qytetarin dhe të realizoj projekte në interes të përgjithshëm. Bëhet me dije se në ditët në vijim do të zhvillohen punime tjera brenda qytetit. Sipas procedurave të prokurimit publik projekti në fjalë ndahet në disa lote si:

LOT I Rivitalizimi i rrugës 'Hoxhë Jonuzi' dhe 'Muhamet Muharremi'. LOT II  Rregullimi i  rrugës dhe trotuarit me kalldrëm rreth Moravës në Viti. LOT III  Rregullimi i rrugës dhe trotuarit 'Agim Ramadani'   Viti.   LOT IV Ndërtimi i Sheshit në qendër - Faza e dytë, dhe rruga   '28 Nëntori'    në Viti.   LOT V  Rivitalizimi i hapësirave gjelbëruese rreth lumit në qytetin e Vitisë. Përndryshe komuna e Vitisë,  nga  Granti i Përformancës Komunale (GPK) ka përfituar grant në vlerë prej 791 mijë euro.