Filluan punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Ramjan dhe Fshati i Ri

VitiPostuar: 15:03 / 14.02.2024

Kryetari Haliti, në takim me banorët e këtyre dy fshatrave, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, me që ka qenë kërkesë e banorëve të Ramjani dhe Fshatit të Ri, që ky projekt të jetësohet dhe të eliminohet problemi një herë e përgjithmonë i ujit të pijes.

Ai, po ashtu ka bërë të ditur se shtrirja e rrjetit të ujësjellësit nga burimi kryesor kap një gjatësi prej 12 kilometrash. “Sivjet do të jetë vit i investimit në ujësjellës, pasi që pos këtij projekti, ne kemi edhe të tjera projekte në shumë fshatra për ri funksionalizimin e ujësjellësit dhe shtrirje të rrjetit”, tha Haliti.

Kryetari i Këshillit të Fshatit të Ri, Bajrush Zeneli, tha se ky projekt është mirëpritur nga banorët e Ramjanit dhe Fshatit të Ri, pasi që puset që posedojnë banorët, janë të papërdorshëm për pije.

Ai, shprehu mirënjohje për Institucionet komunale për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se problemi i ujit të pijes do të zgjidhet përgjithmonë.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...