Inaugurohet parku industrial në Budrikë të Vitisë, cilësohet si i rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik rajonal
Në këtë park industrial janë bërë investime kapitale prej 1,7 milion euro dhe se parku në fjalë, ka një hapësirë prej 15,5ha.
Kryetari Haliti, lidhur me projektin u shpreh se: “Me padurim e kemi pritur finalizimin e këtij projekti si bizneset ashtu edhe qytetarët, pra Vitia dhe gjithë sektori i lindjes dhe atë pa dallime. Kjo për shkak të mungesës që kemi pasur dhe dëshirës për rrumbullaksim të procesit të prodhim-përpunimit dhe për shkak të potencialeve që kemi si regjion, nevojës së punësimit dhe përgatitjes me kompetencë të të rinjve”. Ai tha se prioritet i komunës së Vitisë, është thithja e investimeve.
Kryetari Haliti, falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti pa dallime.
Megjithatë, i pari i Vitisë, pati edhe një thirrje publike dhe atë që të ketë rritje të hapësirës, duke potencuar se kjo pjesë është qendër e lidhjes që graviton disa regjione të ndryshme dhe ka potenciale të mira.