Komuna e Vitisë dhe Ministria e Infrastrukturës me marrëveshje mirëkuptimi për rregullimin e rrugës së Vërnakollës

VitiPostuar: 09:51 / 16.02.2024

Bëhet me dije se vlera e këtij projekti është rreth 1 milion e 500 mijë euro.

Zv.kryetari Aliu, tha se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është i një rëndësie të veçantë për komunën e Vitisë, në veçanti për fshatin Vernakollë dhe fshatrat për rreth,  jo vetëm për shkak të turizmit rural por edhe për shkak të rikthimit të mundshëm të banorëve në këtë zonë të Vitisë.