Komuna e Vitisë ndanë shpërblime në ditën e mësuesit për mësimdhënësit dhe shkollat e dalluara
Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe kryetari i SBASHK-ut për Viti , Kemajl Bislimi i shpërndanë bashkërisht këto shpërblime.
Kryetari Haliti, gjatë kësaj ceremonie mbajti edhe një fjalë rasti duke theksuar se ai dhe Vitia janë të nderuar dhe të respektuar sidomos me rezultatet të cilat i arrijnë studentët dhe nxënësit e kësaj komune në fushat e ndryshme. Ai, tha se ky sukses është edhe falë angazhimit të mësimdhënësve vitias në përcjelljen e dijes të gjeneratat e reja. Kryetari Haliti, potencoi se në këtë ditë të veçantë qeverisja komunale në Viti, përmes këtij aktiviteti dëshiron të falënderoj mësimdhënësit për këtë angazhim dhe të ju uroj 7 Marsin.
Një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti e cila ndër tjerash tha se mësuesi nuk është vetëm transmetues i dijes, por edhe formues i karaktereve, inspirues i ëndrrave dhe mbështetës i aspiratave të çdo nxënësi.
Pas pjesës foljore u ndanë edhe shpërblime për shkollat fituese në garat e diturisë ku vendin e parë e kishte zënë Shkolla Fillore e Mesme e Ulët” Dëshmorët e Vitisë” Viti, të dytën shkolla “Mirali Sejdiu”-Goshicë kurse të tretën “Kenan Halimi” -Skifteraj.
Gjatë kësaj ceremonie u ndanë edhe mirënjohje për mësimdhënësit të cilët më nuk janë në jetë.