Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje me Postën e Kosovës
VitiPostuar: 11:22 / 17.01.2024
Me këtë rast, është nënshkruar edhe kontrata për kryerjen e shërbimeve postare të përgjithshme por edhe të faturave të tatimit në pronë.
Në aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje të pranishëm ishin edhe Melihate Ajeti, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Xhelal Veseli, përgjegjës i sektorit të Tatimit në Pronë në Viti.