Kryetari Haliti pjesë e konferencës "Dialogu për Paqe në Komunitet: Përpjekjet për pajtimin në Kosovë"

VitiPostuar: 14:53 / 24.01.2024

Kjo konferencë shënon kulmin e përpjekjeve te ndërmarra nga projekti FIERC gjatë viteve 2022 dhe 2023 për të rritur bashkëpunimin në mes të komuniteteve shumicë dhe joshumicë në gjashtë komuna anembanë Kosovës dhe përmirësimin e mundësive zhvillimore si dhe për të fuqizuar qytetarinë aktive në nivel bazë për të promovuar bashkëpunimin ndëretnik dhe pajtimi.  

Në këtë takim një fjalë rasti pritet të mbaj edhe kryetari Haliti ndërsa pritet të marr pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde.