Kryetari Haliti pranon rekomandimet e dhëna nga Ekipi i Audimit Social

VitiPostuar: 15:02 / 08.12.2023

Me këtë rast, kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, do t’i shqyrtoj rekomandimet të dhënë në këtë draft raport dhe do t’i shikoj të gjitha mundësitë që të inkorporohen ato që janë në veçanti në interes të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë .

I pari i Vitisë gjithashtu theksoj se qeverisja e tij komunale, qysh para fillimit të realizmit të  projekteve vendos disa standarde , me qëllim që projektet që realizohen të kenë gjithëpërfshirje.

Ndërkaq znj. Xharra, tha se Vitia është një komunë mjaftë progresive, me më së paku bllokada dhe se ajo shpesh është edhe shembull i mirë për shumë komunat tjera të Kosovës. Ndërkaq lidhur me realizimin e këtij projekti, ajo tha se një ndër rekomandimet kryesore është qasja e qytetarëve në këtë projekt, në veçanti të personave me aftësi të kufizuara që janë me karroca që të kenë lëvizje të lirë dhe pa pengesa.