Kryetari Haliti priti në takim aktivisten dhe humanisten amerikane, Janet Reineck

VitiPostuar: 17:58 / 29.02.2024

Ajo, në Viti dhe Kosovë u bë e njohur falë kontributit të saj në emancipimin e femrës shqiptare, në mbështetje të shkollave shqipe gjatë viteve të 90-ta, si dhe në realizimin e shumë projekteve të tjera në komunën e Vitisë gjatë viteve 1994-1997.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti, i ka dëshiruar asaj mirëseardhje duke potencuar se ajo është një mike e shumë respektuar e kësaj komune me të cilën në vitet e 90-ta kishte bashkëpunuar edhe vetë ai. I pari i komunës tha se për kontributin e saj të atëhershëm ajo gëzon respekt të madh edhe sot duke e falënderuar atë.

Kryetari Haliti dhe znj. Reineck patën një thirrje të përbashkët për qytetarët vitias dhe të Kosovës. Ata kërkuan që ata të bëjnë çmos që të jetojnë dhe punojnë në vendlindjen dhe atdheun e vet për të cilën ndër vite është dhënë një sakrificë e madhe por edhe është investuar shumë.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...