Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani
Gjatë këtij takimi, fillimisht kryetari Haliti e ka falënderuar drejtorin e Zyrës Rajonale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Igli Totozani, për bashkëpunimin e mirë dhe të sinqertë me këtë komunë, në interes të gjithë qytetarëve. Ai, e njoftoi atë rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, konkretisht edhe për disa projekte që janë realizuar në fushat e ndryshme, por edhe për punën e komunës në integrimin e të gjitha komuniteteve.
Ndërkaq, drejtori i OSBE-së, Igli Totozani foli rreth punës dhe misionit të OSBE-së, duke falënderuar kryetarin Haliti dhe Vitinë për bashkëpunimin me këtë organizatë.
Gjatë këtij takimi, u bisedua rreth temave të ndryshme si: barazia gjinore, integrimin e komuniteteve dhe bashkëjetesën, mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, ofrimin e ndihmave për familjet në nevojë dhe çështje të tjera të cilat kryesisht lidhen me jetën e rëndomtë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime.