Kryetari Haliti priti në takim menaxhmentin e KRU “Hidromorava”, Ymer Salihun

VitiPostuar: 13:36 / 12.01.2024

Fokusi i bisedës ishte marrja në menaxhim e rrjeteve të ujësjellësit në fshatrat Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Tërstenik, Sadovinë të Jerlive dhe Sadovinë të Muhaxherëve.

Njëkohësisht është biseduar edhe për kyçjet në rrjetin e ujësjellësit në Stubëll të Epërme, e po ashtu edhe në Fshatin e Ri, Ramjan, Radivojc e Devajë.

Kryetari Haliti, ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ka kërkuar që sa më parë të bëhet ri funksionalizimi edhe i rrjeteve në fshatrat tjera dhe që qytetarët e komunës së Vitisë, njëherë e përgjithmonë të evitojnë problemin e ujit të pijes.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...