Kryetari Haliti priti në takim një delegacion të nxënësve nga Sarajeva

VitiPostuar: 13:54 / 08.11.2023

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti, i ka dëshuar atyre mirëseardhje, duke i njoftuar ata edhe mbi zhvillimet gjithmbarëshme në komunën e Vitisë. Ai, tha se kjo komunë njhet edhe për faktin se dy shkollat e para shqipe në Kosovë, gjenden brenda territorit të saj, konkretisht në Pozheran dhe Stubëll të Epërme të Vitisë.

Kryetari Haliti e çmoi lartë bashkëpunim që  shkolla nga Sarajeva ka me shkollën “Kongresi i Manastrit” në Pozheran, duke i inkurajuar që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, pasi që do ta kenë edhe përkrahjen e qeverisjes lokale në Viti.

Ndërkaq, përfaqësuesi i shkollës së Sarajevës, Faruk Çupoviç tha jemi të habitur me mikëpritjen që po na bëhet në Viti, duke i falënderuar të gjithë për siç tha mikrptjen e ngrohtë dhe të përzemërt.  Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nxënës nga shkolla e Pozheranit në krye me drejtorin e saj Mefail Halabaku.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...