Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi

VitiPostuar: 11:41 / 20.03.2024

Gjatë këtij takimi, është folur lidhur me ngritjen e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në nivel lokal por edhe mbi forcimin e zyrtarëve përgjegjës për qasje në dokumente publike dhe zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në zbatimin e ligjeve si të qasjes në dokumentet publike dhe të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.  

Në këtë takim, u fol edhe mbi rëndësinë e hartimit të politikave të privatësisë dhe të dokumenteve lokale për zbatimin e tyre në ruajtjen e të dhënave personale përfshirë këtu edhe të nxënësve në shkolla.

Me këtë rast, kryetari Haliti tha se për komunën e Vitisë, bashkëpunimi me këtë Agjencion ka një rëndësi të veçantë duke e njoftuar atë edhe për punën që bënë kjo komunë në zbatimin e ligjit për qasje në dokumentet publike por edhe të mbrojtjes së të dhënave personale.  

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Agjencionit dhe të komunës u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin në interes të qytetarëve dhe të legjislacionit në fuqi.