Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit " Kontrata Sociale" nga USAID
VitiPostuar: 14:45 / 20.02.2024
Me këtë rast, ata kanë bashkëbiseduar rreth këtij projekti që po implementohet në Viti.
Gjithashtu, u bisedua edhe rreth punëtorisë së fundit të mbajtur me zyrtarët komunal dhe qytetarët vitias, ku janë përzgjedhur edhe disa projekt propozime të cilat do të realizohen në Viti.
E këto projekt propozime, u përzgjodhën në punëtorinë e fundit me votim të fshehur nga qytetarët.
Kryetari Haliti, i falënderoj ata për bashkëpunimin e deritanishme duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në jetësimin final të këtij projekti.