Kryetari Haliti priti në takim shefen e OSBE-së në Departamentin e Demokratizimit, Meghan McCormack

VitiPostuar: 12:25 / 07.11.2023

Kryetari Haliti, falënderoi përfaqësuesit e OSCE-së për aranzhimin dhe bashkëpunimin për realizimin e vizitës në Graz, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë vizitë studimore që ofron mundësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale mes të dyja komunave. Ndër tjerash, ai theksoi se këto përvoja janë rëndësisë së veçantë, posaçërisht në fushën e respektimit të barazisë gjinore, duke hartuar politika dhe dokumente që respektojnë dhe promovojnë barazinë. Ai, tha se nga kjo vizitë kanë marrë edhe më shumë njohuri qe të vazhdohet me provimin e barazisë gjinore në çdo aspekt.

Kurse, McCormack tha se është tejet e kënaqur me vizitën që është realizuar javën e kaluar, ndërkohë ka paralajmëruar se një vizitë e zyrtares për barazi gjinore dhe e kryetares së komunës së Grazít të realizohet në komunën e Vitisë në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, një prezantim të rregulloreve të aprovuara që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, e bëri zyrtarja komunale Ibadete Hyseni, e cila theksoi se janë një sërë rregulloresh  që e prekin kategorinë e femrave, siç është ajo për ngarkesa, taksa e gjoba, ku janë të liruara  gratë kryefamiljare, viktimat e dhunës në familje, gratë fermerë nga taksat e bujqësisë, ato nga komuniteti RAE etj.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...