Kryetari Haliti priti në takim shefin e UNDP-së, Nuno Queiros

VitiPostuar: 14:24 / 03.05.2024

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti e falënderoj UNDP-në për siç tha ai punën e mirë që po bënë ajo në interes të qytetarëve. Ai, gjithashtu e njoftoj atë për zhvillimin e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, projekteve që janë realizuar dhe priten të realizohen por edhe për shërbimet që ofron komuna e Vitisë, jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për komunën e Kllokotit, duke mbuluar deficitet që ka kjo komunë e vogel.

Megjithatë, i pari i komunës përmendi edhe sfidat dhe vështirësitë me të cilën përballet niveli lokal.

Ndërkaq, Queiros fillimisht tha se kryetari Haliti, është një mik i UNDP-së me të cilën ata kanë bashkëpunim të mirë. Ai, tha se ata vazhdimisht dëshirojnë t'i shikojnë mundësitë se si UNDP-ja mund të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës dhe theksoi se është e një rëndësie të veçantë të ndihmohen komunat, sepse sipas tij ato janë afër qytetarëve. Z. Queiros e njoftoj ata edhe rreth projekteve që po realizohen nga UNDP dhe programt e reja që  pritet të fillojnë së shpejti.

Ndërkaq, i pari i Vitisë shprehu gatishmërinë të vazhdojnë bashkëpunimin duke i dhënë në dispozicion resurset e saj përshirë edhe ato humane.