Kryetari Haliti takohet me Drejtorin e Investimeve të KEDS-it, kërkoi më shumë investime në rrjetin elektrik
VitiPostuar: 19:09 / 13.11.2023
Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti, pati disa kërkesa për këtë kompani në veçanti ai potencoi nevojën e madhe të investimeve në rrjetin elektrik, largimin e shtyllave elektrike që pengojnë qarkullimin e qytetarëve, e në veçanti largimin e shtyllave nëpër trotuare dhe vendosjen e trafove në disa lokalitete të komunës së Vitisë.
Kryetari Haliti, ndër tjerash ka folur edhe për nevojat që kanë qytetarët e kësaj komune në rehabilitimin e rrjeteve elektrike si dhe eliminimin e probleme për furnizimin normal me energji elektrike.