Kryetari Haliti uron 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

VitiPostuar: 14:08 / 16.02.2024

“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të komunës sonë të ju uroj përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar por, në këtë ditë ne përkujtojmë edhe më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e këtij vendi. Gjithashtu, rikujtojmë edhe miqtë tanë të cilët ishin dhe janë përkrah të popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.