Kryetari Haliti uron festën e 28 Nëntorit – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë
Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë dhe bashkëkombës shqiptarë ku do që jeni!
Në prag të shënimit të festës së 28 Nëntorit -Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, kam nderin që të ju dërgoj urimet më të përzemërta.
Kjo ditë e madhe për kombin tonë është një moment i paharrueshëm që na bashkon si komb dhe na kujton sakrificën, vendosmërinë për liri dhe pavarësi dhe si i tillë është simboli i lirisë dhe krenarisë sonë.
Komuna e Vitisë, veçanërisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sportit, ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të fillojnë që sot dhe do të vazhdojnë deri më 28 nëntor. Kjo shumëllojshmëri e ngjarjeve do të kulmojë me një koncert festiv të martën në Shtëpinë e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, duke filluar në ora 18:00 , ku së bashku do ta kremtojmë këtë festë të madhe kombëtare.
Urime 28 Nëntorin, Zoti bekoftë shqiptarët kudo që janë.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë