Kryetari Haliti vizitoi disa nga punimet në terren

VitiPostuar: 14:53 / 02.12.2023

“Sot, nga afër vizitova asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani” brenda qytetit të Vitisë,e cila do të bëhet dy kahëshe.
Kjo rrugë e cila shtrihet prej kampusit të shkollave të mesme deri te stacioni i autobusëve dhe do t’u shërbejë qytetarëve dhe vozitësve  për qarkullim më të lehtë.
Gjithashtu në këtë rrugë është ndërtuar trotuari i ri.
Po ashtu vizitova edhe urën e re mbi lumin “Morava e Binçës” e cila do t’u mundëson kalimin sa më të shpejtë dhe më të lehtë qytetarëve.” – ka njoftuar kryetari Haliti.

Gjithashtu me një postim tjetër kryetari Haliti ka shkruar:

“Rëndësi të veçantë gjatë qeverisjes sime gjithmonë i kam kushtuar zhvillimit të kulturës në Viti.
Vizitova nga afër punimet në rregullimin e sallës së Teatrit të qytetit e cila vitin e ardhshëm do të jetë gati për të gjithë dashamirët e kulturës.”