Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt
Më pas janë parashtruar pyetje dhe çështje të ndryshme nga anëtarët e këtij Kuvendi për të cilën janë përgjigjur zv.kryetari i komunës Hasan Aliu dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal. Me qenë se në këtë mbledhje janë shqyrtuar pikat e shumta të rëndit të ditës diskutimi më i theksuar është bërë për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2023.
Pasqyrat financiare i prezantoj, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Milihate Ajeti e cila i njoftoi se gjatë periudhës janar-qershor 2023 janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.434.091 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 136,21 %.
Krahasuar me të hyrat e vitit 2022, janë realizuar të hyra më të larta për 250.723.51 euro.
Ndërsa, buxheti i alokuar për periudhën janar-dhjetor 2023, nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë kanë qenë 17.800.766 euro, ndërsa shpenzimet janë 17.059.275 euro. Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 95,83 % në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike, ka thënë drejtoresha Ajeti.
Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe këto pika të cilat edhe u aprovuan nga këshilltarët komunal.
- Propozim vendimi për inicimin e procedurës për hartimin e hartës zonale të komunës, të cilin e prezantoi drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Visar Demiri.
- Propozim vendimi për plotësimin e vendimit Nr. 01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin-ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete me Nr. 01-110/05-974 të datës 28.12.2021.
Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01-110/05-49932 i datës 27.12.2023 për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores "Liria", Gjilan, për një periudhe trevjeçare, 2024-2026.
Gjithashtu u dha edhe një Informate për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë dhe fillimin e gjysmë vjetorit të dytë nga drejtoresha për arsim dhe shkencë, Arta Ajeti..