Në Komunën e Rahovecit mbahet konsultimi publik për Projekt Planin e punës së kryetarit dhe ekzekutivit për vitin 2024

VitiPostuar: 12:14 / 21.11.2023

Shefi i Kabinetit, Ali Morina prezantoi në pika të shkurtëra Projekt Planin, synimet dhe prioritet kryesore të vitit 2024 ku ndër të tjera tha që: Komuna e Rahovecit dhe Qeveria Komunale, prezanton planin e saj qeverisës për vitin 2024, duke e bërë një studim të detajuar të të arriturave, por edhe nevojave dhe pritjeve të qytetarëve nga Komuna e Rahovecit për të ardhmen.

Plani që po paraqesim është sfidues dhe është pjesë e procesit të përmirësimit të kushteve të punës e të jetës për qytetarët e Rahovecit, e që duhet të zbatohet në praktikë. Megjithatë, për zbatimin e këtij plani, kërkohet ndërmarrja e një seri masash dhe veprimesh konkrete në terren, duke u konsultuar vazhdimisht me ekspertë të fushave të ndryshme dhe profesionistë të dëshmuar. Bazuar në përvojën tonë pozitive për qytetarët e komunës së Rahovecit, mund të konstatojmë se ekzistojnë parakushtet për zbatim efikas të këtij plani.

Nga pjesëmarrësit pati komente rreth vazhdimit të përkrahjes direkte me subvencione OJQ-ve aktive në komunë, vizita studimore, sigurinë neper shkolla, kërkesë për psikolog në shkolla si dhe përfshirjes së disa projekteve konkrete në listën e investimeve kapitale.

Për detaje të tjera do të njoftoheni me publikimin e procesverbalit dhe raportit nga konsultimi publik në këtë link: https://kk.rks-gov.net/.../cate.../konsultime-publike-al/...