Në Viti përurohet rrjeta për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”

VitiPostuar: 13:47 / 29.11.2023

Bëhet me dije se implementues i këtij projekti është Qendra Rinore në Viti dhe projekti në fjalë është bashkëpunim i komunës së Vitisë me SKAT (Swiss Resource Centre and Consultancies for Development), qeverinë e Zvicrës dhe Kosovës si dhe në bashkëparticipim me komunën e Vitisë.

Sipas Donjeta Sadikut, përfaqësuese e Qendrës Rinore në Viti, ky projekt është një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe përkushtimit për mbrojtjen e mjedisit. Ajo falënderoj të gjithë  partnerët  që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në Viti. Gjithashtu sipas saj në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe trajnime me zyrtar komunal, gra dhe nxënës  për menaxhimin e integruar të resurseve ujore.

Fotot dhe info: Qendra Rinore-Viti